“Detonatori” shkarkon 13 udhëheqës të stacioneve policore

Mes të shkarkuarve është edhe shefi i SPB-së Shtip, Xvonko Kashirski, nën kompetencën e të cilit janë Koçani dhe Vinicë, qytetet ku u realizua aksioni “Detonator”. Për shef policie në Shtip është emëruar Momçillo Stalletoviç, ndërsa ndërrime kishte edhe për udhëheqësit e shkarkuar të policisë.

Hetohet për atë se përse oficerët s’kanë reaguar për ndalimin e aktiviteteve kriminale që i ka ndaluar MPB-ja me aksionin “Detonator”.

Aksioni vazhdon, kurse Ministrja Jankullovska lajmëroi se pa përjashtim do të sanksionohen të gjithë ata për të cilët do të konstatohet lidhje të mundshme./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button