Në Manhatan, minjtë më të mëdhenj se macet

New York, 7 prill – Kuarti Manhatan i New Yorkut është pushtuar nga minjtë. Nuk do të ishte gjë e re për New Yorkun, por ky rast është i paprecedent.

Në zonat si Washington Heights dhe Inwood, në ekstremin verior të ishullit të Manhattanit, minjtë kanë pushtuar mbi 20 për qind të zonës së banueshme.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2011 kanë treguar se minjtë janë shtuar jo vetëm në numër, por edhe në përmasa, duke i kaluar edhe përmasat e maceve.

Si transmeton agjencia Noa, autoritetet kanë pranuan se gjatë 2 996 kontrolleve të ushtruara vetëm gjatë muajve të fundit kanë gjetur të paktën 517 hotspots (pika bartëse dhe qarkullimi) të minjve me madhësi që ia kalojnë edhe maceve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button