I shkarkuari Prebius: Trump kërkoi të heq dorë, ai ka instikt të fortë politik

Ish-shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Reince Prebius deklaroi se nga posti i tij hoqi dorë meqë këtë nga ai e kërkoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump të premten zëvendësoi shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Reince Prebius dhe në vend të tij emëroi sekretarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin John Kelly.

Pasi që Trump përmes Twitter-it bëri të ditur se në postin e shefit të kabinetit ka vendosur Kelly, Priebus në një deklaratë për CNN tha se “Presidenti dëshiroi të shkojë në një mënyrë tjetër dhe unë e mbështeta”.

Për Kelly-n, i cili është vendosur në vend të tij, thekskoi se është zgjedhje e mirë duke shtuar se “Së bashku do të punojmë në një proces kalimtar. Nuk bëhet fjalë për atë se ekziston urrejtje. Konsiderojë se kjo është mirë për presidentin”.

Priebus rikujtoi se edhe më parë kanë ndryshuar në mendime me Trump, duke porositur se presidenti ka një instinkt të fortë politik.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësi për emërimin e gjeneralit John F.Kelly në pozitën e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu, dëshiroj të falënderojë Reince Priebus për shërbimin e tij ndaj këtij vendi. Shumë gjëra kemi bërë bërë bashkë dhe jam krenar me të”, shkroi Trump në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button