Depilimi me sheqer

Është interesante se kjo metodë është shumë e vjetër, ndërkaq ka ardhur nga Lindja e Afërt ku edhe sot më së shpeshti është njëri ndër problemet më të mëdha të femrave. Me pak ushtrim, këtë lloj depilimi mund ta bëni edhe vetë.

Para se t’ju sqarojmë se çfarë duhet të bëni, duhet të dini se me këtë metodë eliminohen edhe të qimet më të imëta, andaj nuk ka nevojë të prisni që të rriten deri në një gjatësi të caktuar siç duhet të prisni për depilim me dyllë.

Çka ju nevojitet?
– 250 g sheqer
– 200 g mjaltë
– 1 limon
– Shirit pëlhure.

Si të bëni depilimin me sheqer?
1) Në një enë ngrohni 250 g sheqer derisa të marrë ngjyrë të errët,
2) Shtoni 200 g mjaltë dhe dy lugë supe limon të shtrydhur,
3) Përbërjen hiqeni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë, dendësia të jetë sikur te rrëshira, domethënë sikur te pasta,
4) Në lëkurë të pastër, vëni pastën e nxehtë në shirita, në drejtim të kundërt nga rriten qimet,
5) Me lëvizje të vrullshme me ndihmën e shiritave të pëlhurës hiqeni pastën në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.
6) Pas depilimit, të gjitha mbetjet lehtë eliminohen me ujë të rëndomtë të ngrohtë.
Vërejtje: Depilimi me sheqer rekomandohet për femrat që kanë lëkurë të ndjeshme, sepse këto materie natyrale nuk shkaktojnë irritim. Herën e parë të jini e durueshme, sepse nevojitet pak përvojë për t’i zotëruar lëvizjet. Çdo herë tjetër do të jetë gjithnjë e më e rëndomtë, më e lehtë dhe më e shpejtë. 

Marrë nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button