Për të rënë nga pesha, nuk mjafton vetëm dieta

Në shumicën e rasteve njerëzit preferojnë të marrin më të bukurën dhe jo më tëp shëndetshmen, dhe kështu sakrifikojnë nga shëndeti i tyre.

Një nga problemet më të shpeshta me të cilat përballemi sot është pëlqimi i një trupi të bukur në vend të një trupi të shëndetshëm. Kjo preferencë pasqyron veten e saj në sakrifikimin që bëjnë njerëzit duke rrezikuar shëndetin e tyre për të pasur një trup të bukur.

Pika në të cilën femrat fokusohen më shumë eshte arritja e dobësimit lokal. Përgjigja është shumë e qartë, nëse personi ka pasur shtim në peshë, dobësimi do të vihet re në zonat të cilat janë shëndoshur më shumë. Por lëvizje të ndryshme gjimnastikore do të ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave yndyrore të asaj zone. Ekzistojnë edhe shumë mënyra të tjera të dobësimit lokal, si operacioni (liposuction, karboksiterapi, mezoterapi etj).

Por, asnjëra nga këto metoda nuk janë efektive nëse nuk shoqërohen me një dietë të rregullt dhe ushtrime fizike. Yndyrat do te shtohen përsëri në të njejtat zona. 

Ushqimet e tepërta depozitohen në zona të ndryshme të trupit dhe digjen si energji atëherë kur duhet. Në fillim përdoren karbohidratet si burim energjie, më pas u vjen radha yndyrave. Në fund fare, pas një kohe të gjatë me uri digjen proteinat dhe ky faktor shkakton shumë efekte negative në trup. 

Për të parandaluar djegien e proteinave të cilat shkaktojnë pakësimin e indeve muskulore dhe krijimin e acideve të dëmshme keton në gjak, duhet qëndruar larg dietave me pak kalori. Zhvillimi i ushtrimeve sportive është i dobishëm për djegien e yndyrave. 

Në ushtrimin e zhvilluar gjatë 20 minutave të para digjen karbohidratet, më pas u vjen radha yndyrave. Sporti më i këshilluar dhe i më i lehtë është ecja për rreth 45 minuta në ditë, 3-4 herë gjatë javës. Krahas ecjes mund të zhvillohen dhe ushtrime për dobësimin e zonave të shëndoshura. 

Si përfundim, dieta nuk mjafton për një dobësim të shëndetshëm dhe afatgjatë. Krahas dietave të shëndetshme, ju duhet të bëni edhe ecje ose të merreni me ndonjë aktivitet tjetër.

Marrë nga: ikub.al

     

Lajme të ngjashme

Back to top button