Sulm i përgjakshëm në Hamburg, një i vdekur e disa të plagosur

Një sulm i përgjakshëm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë. Policia lokale bën me dije se për pasojë një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur, transmeton Shekulli.

Mësohet se agresori është sulur me thikë në drejtim të klientëve të supermarketit duke shkaktuar tmerr e panik mes tyre.

Autori i dyshuar është arrestuar, megjithatë zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi një motiv të mundshëm.

“Ne nuk kemi informacion të qartë për motivin apo numrin e të plagosurve”, ka thënë policia në një postim në “Twitter”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button