Mes 20 dhe 30 të lënduar gjatë shpërthimit në një restorant në Shqipëri

Mes 20 dhe 30 persona deri tani janë lënduar pas një shpërthimi në një restorant në Velipojë, në Shqipëri.

Mediat atje raportojnë se një bombolë gazi që ka shpërthyer në një restorant në këtë zonë bregdetare ka shkaktuar të paktën plagosjen e 30 personave, të cilët janë dërguar për në spitalin e Shkodrës.

Ata kanë pësuar djegie nga shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar.

Katër nga të plagosurit raportohet të kenë pësuar lëndime të rënda dy prej të cilëve janë dërguar me helikopter për në spitalin e Tiranës, ndërsa të tjerët kanë marrë djegie të lehta.

Velipoja është një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipërinë veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button