Nga sot, në Shqipëri pa pasaporta

Hyri në fuqi marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me letërnjoftime.

“Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë” lajmërojnë nga zyra e shtypit e MPJ-së në Tiranë.

Sipas kësaj marrëveshje qytetarët do të mund të kalojnë kufirin shqiptaro-maqedonas vetëm me letra njoftimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button