Horoskopi

DASHI
Është diçka e bukur të realizoni gjërat që keni më shumë për zemër. Kjo ditë do jua japë këtë mundësi dhe nuk është pak. Ditë me fat nga pikëpamja profesionale. Në qoftë se keni një aktivitet të pavarur parashikohen suksese dhe përfitime të konsiderueshme. Po jepni më të mirën e vetes suaj edhe në sektorin e ndjenjave.

DEMI
Lini mënjanë për një moment jetën sociale dhe sistemoni gjërat praktike që keni lënë pezull: në këtë moment janë mjaft urgjente dhe nuk mund t’i shtyni për më vonë. Mendoni pozitivisht: nesër Hëna kalon te shenja e Virgjëreshës, një shenjë toke si e juaja, duke ju rikthyer sërish buzëqeshjen.

BINJAKËT
Hëna te shenja e binjakëve premton një ditë të shkëlqyer. Gjithçka po shkon më së miri në të gjithë sektorët e jetës suaj. Në punë do të jeni mjaft të organizuar e të përpiktë, duke arritur rezultate të kënaqshme. Në qoftë se nuk jeni të dashuruar më në fund do të pranoni ftesën e një personi që e keni njohur para pak kohësh.

GAFORRJA
Përveç punës dhe detyrimeve profesionale mos lini pas dore edhe sferën sentimentale. Gjithashtu kushtojuni më shumë kohë pjesëtarëve të familjes. Në këtë moment është dikush nga ata që ka nevojë për ju, për vëmendjen dhe këshillat tuaja. Duhet t’i manifestoni vëmendje absolute.

LUANI
Ka disa ditë që gjërat nuk po ju shkojnë ashtu siç duhet dhe kjo ju bën të ndiheni pesimist. Edhe pse të themi të vërtetën, juve ju mjafton pak për t’ju humbur besimi tek aftësitë tuaja. Ndoshta prania dhe ngrohtësia që do t’ju dhurojë njeriu i zemrës, do t’ju ndihmojnë ta kaloni këtë periudhë negative.

VIRGJËRESHA
Ndieni nevojën për të qartësuar gjërat në punë, por mos jeni mjaft kërkues dhe shumë të ashpër. Mundohuni të jeni sa më optimist dhe të kaloni më shumë kohë me personat më të dashur për ju. Në sektorin e ndjenjave nuk do të mungojnë debatet midis jush dhe partnerit, ndërsa forma fizike nuk është në nivelin e duhur: kontrolloni tensionin, sepse sot mund ta keni më të lartë se zakonisht.

PESHORJA
Gjithçka paraqitet mirë. Mund t’i kushtoni pak nga koha juaj e lirë marrëdhënieve publike apo ndonjë interviste pune mjaft të vlefshme: imazhi juaj do të përfitojë. Kush nga ju ka më shumë kohë të lirë në dispozicion dhe para të ruajtura mund të mendojë për të bërë një udhëtim me njeriun e zemrës. Në qoftë se jeni beqar, duhet të jeni vigjilent. Dashuria është e paparashikueshme.

AKREPI
Pozicioni aspak i favorshëm i Hënës me shenjën tuaj ua vështirëson rrugën e karrierës: papritur mund të ndiheni të pasigurt në vetvete. Në qoftë se doni të arrini diçka, lini mënjanë autoritarizmin dhe përqendrohuni te bashkëpunimet. Duhet të keni parasysh që në një marrëdhënie sentimentale nuk ka hapësirë për krenari.

SHIGJETARI
Dita e sotme parashikohet të jetë mjaft e favorshme për ju, e përshkruar nga shpirti i iniciativës, për të ndërmarrë veprime vendimtare për të mbyllur me sukses disa çështje të lëna pezull: mund të merrni kënaqësi në biznes, në aktivitete të lidhura me sportin, në udhëtime dhe turizëm. Në dashuri paraqitet gjithçka mirë.

BRICJAPI
Angazhimet profesionale në këtë periudhë do të jenë të shumta, por në fund do të ndiheni mjaft të kënaqur për përfitimet që do të merrni dhe për objektivat që keni arritur. Ndonjë problem praktik kërkon vëmendjen tuaj. Në sektorin e ndjenjave do të arrini të zgjidhni një problem që ju shqetësonte.

UJORI
Do të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël në familje, sepse mund të ndiheni që do të keqkuptoheni dhe do të konsideroheni pak nga familjarët tuaj. Ndoshta keni të drejtë, por mundohuni të kuptoni motivin: mos ndoshta është edhe faji juaj? Do të merrni shumë kënaqësi nga sektori profesional, ku edhe të ardhurat do të jenë në rritje. Yjet ju sugjerojnë të kujdeseni më shumë për fizikun dhe pamjen e jashtme.

PESHQIT
Hëna në sektorin e shëndetit ju sugjeron të bëni pak më shumë pushim, për t’u kujdesur më shumë për mirëqenien tuaj psikofizike. Në qoftë se e ndieni të nevojshme bëni një kontroll mjekësor. Për sa i përket pamjes së jashtme bëni disa ndryshime pa e tepruar. Sporti, më shumë lëvizje dhe ushqimi i duhur do ju ndihmojnë të ruani një linjë perfekte.

Lajme të ngjashme

Back to top button