PD-ja sërish protestë për të larguar Ramën

“PD me përgjegjësi të plotë ka parashtruar para shqiptarëve opsionin e zgjidhjes, që është largimi i Ramës dhe kupolës së tij. Largimi i tij është imperativ për të çliruar vendin nga kërcënimi i kartelit të vdekjes dhe lirinë e demokracinë nga karteli i drogës.”

Këtë ka thënë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e rradhës me strukturat e partisë. Ky takim ka patur sërish në vëmendje çështjen e drogës së kapur në Divjakë, ndaj është diskutuar rreth orientimeve për protestën e rradhës.

Basha ka bërë të ditur se protestat kundër mazhorancës do të vazhdojnë deri sa Edi Rama të japë dorëheqjen nga pushteti. Ai u ka bërë thirrje sërish qytetarëve shqiptarë që të bëhën sërish pjesë e protestës së javës së ardhshme kundër partisë në pushtet.

Basha bëri të ditur se protesta tjetër do zhvillohet ditën e premte, datë 23 maj, në orën 11:00. Ajo do të mbahet para kryeministrisë, ku janë ftuar të marrin pjesë të majtë e të djathtë, pa dallim bindje politike për t’i dhënë fund këtij halli të Shqipërisë.

“Shqipëria po kthehet në një Kolumbi evropiane për sa i përket sasive të drogës që po dalin nga vendi ynë drejt vendeve të Europës. Droga e kapur në Gjermani është një tjetër kambanë alarmi, tregues i shkallës sipërore të drogës me krahë dhe me helikë”, është shprehur kreu i Partisë Demokratike.

Një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi. Ai ka fajësuar Edi Ramën dhe Ilir Metën për këtë që po ndodh, duke thënë se kanë frikë nga transparenca mbi trafikun e drogës që po trafikohet mes ajrit, rrugëve, detit dhe po alarmon edhe shtetet fqinje.

Lajme të ngjashme

Back to top button