Fillon fushata ‘Dallimet janë në modë’

Nën moton ‘Dallimet janë në modë’ Asociacioni për iniciativa demokratike filloi fushatën për zhvillimin e mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multietnike. 

Fushata do të zbatohet në komunën e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bërvenicës, Jegunovcë, dhe Vrapçisht. 

Ndër të tjera, në kuadër të fushatës është planifikuar të krijohet një zonë e ashtuquajtur zonë për mirëkuptim ndërkulturorë në shkolla, kafiteri, objekte publike, dhe institucione lokale. 

Fushata ka për qëllim promovimin e respektimit të dallimeve etnike, kulturore dhe fetare. 

Fushata është organizuar nga Asociacioni për iniciativa demokratike dhe e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup. 

Lajme të ngjashme

Back to top button