Shkollat në Teksas sërish vendosin rrahjen për nxënësit e padisiplinuar
Tre shkolla në shtetin amerikan Teksas u dakorduan sërish të vendosin goditje me thupër druri si masë dënimi për sjellje jo përkatëse të nxënësve.
Personeli në këto shkolla, në të cilat edukohen nxënësit prej katër deri 18 vjet, do të mund të godasë me thupër druri nxënësit e padisiplinuar, publikoi Indipendent.
Nxënësit do të marrin nga një goditje për çdo shkelje siç janë mosrespektimi i rregullave të shkollës ose padëgjueshmëri ndaj mësimdhënësve.
Gjatë regjistrimi në shkollë, prindërit do të pyeten nëse dakordohen me atë që fëmija i tyre fizikisht të dënohet. Vetëm mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave do të mund t’i godasin nxënësit. Çdo shkollë do të mbajë statistikë për numrin e goditjeve, me qëllim që të bëhet evoluim për masat edukative sërish të vendosura.