Alpion: Rama injoron peticionin për “Rruga e Arbërit”

Gëzim Alpion është iniciatori i realizimin e projektit të pritur më shumë se një dekadë,”Rruga e Arbërit”.

Me këtë rast, organizatorët e peticionit online për realizimin e projektit  mbarëkombëtar ,, Rruga e Arbërit,, të kryesuar nga profesori i njohur universitar që ligjëron në universitetin e Birminganit , Gëzim Alpion  kanë shprehur pakënaqësi  të madhe ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,Edi Rama, për mos pranimin e tyre në Tiranë.

Kryesuesi i këtij grupi intelektual Gëzim Alpion në një prononcim të tij për mediat shqiptare, theksoi se Qeveria shqiptare në këtë mënyrë shmang projektin madhor “Rruga e Arbërit”. Ai theksoi se më se dhjetë  ditë ka qëndruar në Shqipëri me qëllim që të lobojë dhe të dorëzojë 6500 nënshkrime online në formularë nëpërmjet internetit .

Gëzim Alpion ka patur takime me  grupin lobues për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës të Arbërit në Peshkopi, Tiranë dhe Vlorë. Ai së bashku me organizatorët e tjera ka pasur bisedime konstruktive me presidentin Bujar Nishanin, me Kryetarin e parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta por jo edhe me kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e grupit nismëtar për peticionin thuhet se edhe përkundrejt këtij qëndrimi të kryeministrit shqiptar por edhe të disa kuadrove të partisë në pushtet siç është Shkëlqim Cani Ministër aktual i financave dhe deputet nga zona e Dibrës, aktivitetet e grupit për lobimin e ndërtimit të Rrugës të Arbërit do të vazhdojnë.

“Dibra dhe  dibranët dhe mbarë  populli shqiptar kërkon patjetër vazhdimin e punimeve të Rrugës të Arbërit”, ka theksuar grupi nismëtar i peticionit në krye me Gëzim Alpion.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button