KE: Zgjedhjet të lira, por me mangësi serioze
![KE: Zgjedhjet të lira, por me mangësi serioze](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/A73620A0F79C59575AA6E4D239F03A13.jpg?fit=300%2C168&ssl=1)
Komisioni për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dje në Paris kanë miratuar një deklaratë në të cilën thuhet se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni është respektuar liria themelore the kandidatët kanë mundur të bëjnë një fushatë pa opstrukcione të zgjedhjeve parlamentare më 27 prill.
Komisioni gjithashtu theksoi se parlamenti i ri i porsazgjedhur ka për obligim të zgjidh mangësitë serioze zgjedhore të identifikuara nga ana e ndërkombëtarëve gjatë kohës së zgjedhjeve.
Ata ftojnë qeverinë të shqyrtojë problemin me frikë dhe kërcënim të punëtorëve në sektorin publik si dhe lidhur me të dhënat për blerje të votave.