KE: Zgjedhjet të lira, por me mangësi serioze

Komisioni për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dje në Paris kanë miratuar një deklaratë në të cilën thuhet se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni është respektuar liria themelore the kandidatët kanë mundur të bëjnë një fushatë pa opstrukcione të zgjedhjeve parlamentare më 27 prill. 

Komisioni gjithashtu theksoi se parlamenti i ri i porsazgjedhur ka për obligim të zgjidh mangësitë serioze zgjedhore të identifikuara nga ana e ndërkombëtarëve gjatë kohës së zgjedhjeve. 

Ata ftojnë qeverinë të shqyrtojë problemin me frikë dhe kërcënim të punëtorëve në sektorin publik si dhe lidhur me të dhënat për blerje të votave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button