Vazhdojnë bisedimet VMRO-BDI, a thua vallë çfarë mund të kërkon BDI?

BDI vazhdon dhe këmbëngul në kërkesat e saj për inkuadrimin e programit, të cilin e kishte promovuar gjatë fushatës zgjedhore. BDI do të kërkojë që të merren parasysh të gjitha masat në çështjen për emrin e me këtë edhe zhbllokimin e procesit të eurointegrimeve. 

Gjithashtu, prioritet do të jetë edhe vendosja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të tërë territorit të Maqedonisë dhe pastaj zgjidhja e statusit të familjeve të invalidëve dhe të rënëvë të UÇK-së. 

Edhe nga VMRO DPMNE-ja janë të heshtur dhe nuk tregojnë asgjë se deri ku janë bisedimet, ata nuk duan të flasin se çfarë po ndodh me platformën e BDI-së dhe sa prej këtij programi do të inkuadrohet në programin e qeverisë. 

Nuk tregohet asnjë informacion edhe rreth ministrive dhe resorëve të cilët mund t’i takojnë BDI-së. 

Nga partia e Gruevskit nuk duan të flasin por anonimish theksojnë se BDI nuk mund të ketë më shumë ministri se deri më tani, ose më shumë se 4 ministri dhe 2 zëvendëskryeminsitra sikur deri më tani dhe kjo ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button