Superkupi UEFA në Shkup do të sigurohet me 2000 policë

Për sigurinë e Superkupit do të angazhohen rreth 2000 zyrtarë policor. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shpërndahen në pikat kufitare për pranimin dhe shoqërimin e tifozëve të dy klubeve në Shkup, njofton Portalb.mk.

Të gjithë mangësitë që janë notuar nga UEFA janë larguar dhe Superkupi do të mund që pa pengesa të mbahet në gusht në kryeqytetin tonë.

“Të gjitha mangësitë të cilat janë notuar nga ana e UEFA-s në Telekom Areka në Shkup janë larguar. Superkupi do të mundet që të mbahet pa pengesa. UEFA vjen për kontroll të hënën. Neve na ngelet që të jemi mikpritës”, tha sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button