Dorëheqje e zëdhënësit të ekipit të avokatëve të Donald Trampit

Zëdhënësi i ekipit personal të avokatëve të presidentit amerikan Donald Tramp, ka dhënë dorëheqje në funksion, njoftojnë mediat e SHBA-së.

Mark Koralo ishte zëdhënës i ekipit që e udhëheq avokati Mark Kasovic i cili e përfaqëson dhe mbron Trampin në hetimin për dyshimin se Rusia është e involvuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Mediat amerikane pohojnë se Koralo nuk është dakorduar me strategjinë e avokatëve të Trampit, mbrojtja të orientohet drejt diskreditimit të ekipit i cili udhëheq me hetimin.

Tani për tani nuk ka reagim nga ekipi personal i avokatëve të Trampit, për dorëheqjen e zëdhënësit Koralo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button