Sot protesta në Shkup në përkrahje të familjes Zeqiri

IGFM në bashkëpunim me organizatat studentore, sot ka paraparë protestë për të shprehur revoltën ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore, lidhur me sulmet që po bëhen ndaj familjes Zeqiri në Radishan. 

Protesta do të mbahet në orën 13 e 30 minuta. Protesta është paraparë të fillojë te sheshi Skënderbeu, prej ku do të lëvizim në drejtim të qeverisë, kurse do të përfundojë para Parlamentit.

“Apelojmë te popullata shqiptare anembanë vendit që të mbështesin protestën paqësore në mënyrë që të shprehim solidarizimin me familjen Zeqiri” thonë për Portalb, nga Këshilli Organizativ i protestës.

“Protesta do të jetë paqësore dhe ne e organizojmë bashkë me studentët dhe me disa organizata tjera joqeveritare. Apelojmë te shqiptarët nga gjitha qytetet e Maqedonisë të përkrahin këtë protestë në numër sa më të madh, sepse vetëm në atë mënyrë do të tregojmë se jemi të aftë t’i dalim zot vetvetes”, deklaroi kryetari i IGFM-së në Maqedoni, Idriz Sinani. 

Protesta do të përkrahet edhe nga OVL-UÇK dhe LDSHM.

Lajme të ngjashme

Back to top button