Windows 7, më i rrezikuar se Windows XP

Sipas një raporti të fundit nga Microsoft, Windows Vista dhe Windows 7 janë më shumë të rrezikuara nga viruset. Microsoft ka zbuluar se sistemet operative Windows Vista dhe Windows 7 kanë më shumë probabilitet të preken nga viruset se sistemi operativ 13vjeçar, Windows XP, ku Microsoft vendosi të mos e mbështesë më muajin e kaluar.

Sipas Microsoft, kompjuterët që përdorin platformën Windows XP kishin një normë infektimi 2.42% në tremujorin e fundit të vitit 2013, krahasuar me 3.24% tek platforma Windows Vista dhe 2.59% tek Windows 7. Gjithashtu u zbulua një rritje dramatike të normës së infektimit mes tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2013 në të gjithë versionet e Windows-it. Eksperti i sigurisë, Graham Cluley, tha se këto statistika jo domosdoshmërish sugjerojnë se Windows 7 është më pak e sigurt se Windows XP.

Përdoruesit e versioneve të fundit të Windows-it mund të marrin të gjitha avantazhet që ofron Microsoft për të bllokuar viruset. “Statistikat e publikuara nga Microsoft përfshijnë periudhën kur Windows XP akoma merrte përditësime sigurie nga Microsoft. Në të ardhmen mund të presim që kompjuterët që përdorin platformën XP të rrezikohen më shumë nga viruset, meqë është ndaluar edhe mbështetja për këtë sistem. Me pak fjalë, mos e përditësoni versionin tuaj të Windows-it në Windows XP”, tha ai në një postim.

Lajme të ngjashme

Back to top button