Publikohet “fatura” e shitjes së skllaves nga ISIS (Foto)
Një “faturë” e një skllaveje seksi të ISIS-it është publikuar nga qyteti i sapo-çliruar i Irakut, Mosuli, duke treguar se si gratë po tregtoheshin nga fanatikë të deformuar.
Shënimi i shkruar me dorë, i nënshkruar me shenjat e gishtërinjve, duket se tregon se ajo ishte shitur nga dikush i quajtur Abu Zubair tek një individ i quajtur si Abu Monem.Por, derisa dokumenti është duke qarkulluar në mediat sociale, autenticiteti i saj nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe identiteti i gruas së përfshirë nuk është i njohur. Siç shkruan DailyMail, shumë skllave seksuale të kapura dhe të tregtuara nga ISIS janë nga komuniteti Yazidi.