Tetovë, mbyllet solemnisht viti akademik në Qendrën Rinore të FRI-së

Në Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë u bë mbyllja solemne e vitit akademik 2013/2014. Në këtë aktivitet ishin të ftuar studentët të cilët gjatë këtij viti qëndruan në këtë qendër dhe shfrytëzuan ligjëratat dhe shërbimet tjera të cilat ofroheshin nga ana e Forumit Rinor Islam. 

Fjalim përshëndetës për të pranishmit paten: z. Xhabir Emini – sekretar gjeneral i Forumit Rinor Islam, Esma Sherifi – përgjegjëse e sektorit të femrës pranë FRI-së dhe Ganimete Shasivari – përgjegjëse e sektorit të femrës pranë FRI – Dega Tetovë. Të cilët pasi përshëndetën stafin e qendrës dhe studentët, ofruan disa këshilla për vlerën dhe nevojën e të riut për studim dhe profesionalizëm, qëndrueshmërinë në këtë rrugë dhe përkrahjen që bën FRI për të ndihmuar studentët drejt avancimit akademik dhe arritjes së sukseseve më të larta. 

Poashtu nga ana e FRI-së, u shpall studenti dhe studentja më e mirë e këtij viti akademik të cilëve njëherit iu nda edhe nga një dhuratë modeste dhe në fund u shtrua një koktej modest për studentët dhe mysafirët e ftuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button