Kërçovë- Nxënësit e gjimnazit mbajnë zi, nuk do të festojnë maturën

Udhëheqësit e shkollës së mesme Drita nga Kërçova kanë marr vendim të mos organizohet mbrëmje e maturës. Ky vendim erdhi pasi dy shokë të gjeneratës ndërruan jetë në një aksident trafiku.

Drejtori i gjimnazit ‘Drita’ Kërçovë Nebi Bilalli thotë se ky vendim është marr me pëlqimin e strukturave udhëheqëse nga paralelet e vitit të katërt. 

“Me këtë nxënësit, por edhe ne si profesor dëshirojmë të solidarizohemi dhe të ndajmë dhembjen me familjarët dhe shokët e dy viktimave të aksidentit, nxënës të kësaj shkolle”, deklaroi Bilalli. 

Nxënësit tragjikisht e humbën jetën gjatë një aksidenti në rrugën Prilep-Manastir. 

Lajme të ngjashme

Back to top button