Persona të maskuar plaçkitin 12 mijë euro nga “Western Union” në Xhon Kenedi

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë të mërkurën në mëngjes e kanë plaçkitur filialin e “Western Unionit” në rrugën “Xhon Kenedi” në lagjen “Çair”, njoftoi policia. 

Ata e kanë kërcënuar të punësuarin se do të shtënë ndaj tij nëse nuk ua jep çelësin e kasafortës.

Nga frika i punësuari ua ka dhënë çelësin dhe plaçkitësit kanë arritur ta hapin kasafortën, me çrast kanë vjedhur 10.600 euro, 1.550 dollarë amerikanë dhe 33.500 denarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button