Selami: Basha si Ramiz Alia, nëse humbas s’pranoj asnjë post politik prej tij

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i karikuar se sa kur e nisi këtë garë.

Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më luftarak.
Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demokratike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi i Partisë”, ka thënë Selami për Bashën në “Debati në Channel One”.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandidat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button