BDI merr katër ministri?

Dy vende të zëvendëskryeministrit dhe katër ministri do ti fitoj BDI në qeverinë e re, thonë burime nga BDI për mediat Maqedonase. 

Sipas tyre, ato do të fitojnë vendin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike në krye me Fatmir Besimi ndërsa zëvendëskryeministër i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit do të jetë Hazbi Lika. 

Do të fitojë gjithashtu edhe ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, Ministrinë e bujqësisë, atë të Vetëqeverisjes lokale si dhe një nga ministritë, të arsimit ose shëndetësinë. Nëse merr ministrinë e shëndetësisë atëherë ajo do të udhëhiqet nga drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës Atila Rexhepi. Me ministrinë për punë dhe politik sociale, sipas burimeve partiake, do të udhëheq Bekim Neziri, drejtor aktual i Fondit Pensional dhe Invalidor, me ministrin e bujqësisë mund të udhëheqë Besim Ibishi, sekretar i deritanishëm shtetëror. 

Ministria e ekonomisë do të udhëhiqet nga VMRO-ja. Sipas burimeve, ende nuk ka marrëveshje për Drejtorinë për të Ardhura Publike, në publik spekulohet se ai vend do ti takojë BDI-së. PDSH sipas po të njëjtit burim e kërkon vendin e drejtorit në Agjencinë për kundërzbulim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button