Mot i freskët me reshje të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta me reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri 16 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut.
 
Reshjet do të jenë me intensitet më të dobët, ndërsa vende-vende do të shoqërohen me bubullima të kohëpaskohshme. Temperatura e ditës do të jetë mjaft e ulët për këtë periudhë të vitit, ndërsa më pas gradualisht do të ngrohet.  

Lajme të ngjashme

Back to top button