Depresioni, shkaku kryesor i sëmundjeve tek adoleshentët

Nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës jetojnë adoleshentët, depresioni është shkaku kryesor i çdo sëmundjeje dhe paaftësisë, pohon një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti  i quajtur “Shëndeti për të rinjtë në botë” ,pohon se depresioni është shkaku nr. 1 i sëmundjeve tek adoleshentët, aksidentet rrugore janë shkaku nr. 2  me djem të prekur deri në tre herë më shumë se sa norma, ndërsa vetëvrasja shkaku nr. 3 i vdekjeve të shumta.

Raporti gjeti se gjysma e njerëzve që kanë çrregullime mendore, ndeshen me simptomat e para që në moshën 14 vjeç. Prandaj është shumë i rëndësishëm kujdesi shëndetësor mendor që u nevojitet kësaj grupmoshe, në mënyrë që të parandalohen mijëra vdekjeve, si dhe vuajtje.

Autorët e raportit thonë se duke rritur eksesin me një transport më të besueshëm dhe të sigurt, mund të ndihmojmë në uljen e këtyre lëndime dhe kryesisht vdekjeve. Masa të tjera që mund të ndihmojnë janë:

•Shpejtësia e kufizuar

•Rregullorja e alkoolit

•Zonat e sigurta për këmbësorët pranë shkollave

•Licencat lëshuar shoferëve

Gjithashtu të përfshira në raport janë edhe konstatimet se vdekjet për shkak të komplikimeve të shtatzënisë dhe lindjeve tek adoleshentet femra, kanë rënë ndjeshëm që nga viti 2000.

Azia Juglindore për shembull dhe rajoni i Mesdheut lindor kanë parë rënie të nr të vdekjeve me 57% dhe 50% respektivisht.

Por pavarësisht nga këto përmirësime, vdekshmëria e nënave të reja ende renditet e dyta ndër shkaqet e vdekjes, kryesisht për moshat 15 – 19 vjeçare, pohojnë autorët e raportit.

Numri i vdekjeve të të rinjve që lidhen me HIV/AIDS është në rritje – kryesisht në rajonin e Afrikës – në një kohë kur vdekjet HIV/AIDS janë në rënie në të gjitha grupet e tjera të popullsisë.

Raporti gjithashtu vuri në dijeni se cilat vende kanë krijuar politika shëndetësore në mënyrë specifike për adoleshentët . India për shembull, e cila sapo ka krijuar një politikë të tillë, trajton disa çështje shëndetësore, duke përfshirë përdorimin e substancave narkotike, dhuna në familje, shëndeti mendor, sëmundjet jo të transmetueshme, përveç shëndetit seksual dhe atij riprodhues.

Raporti gjeti se nga 109 vendeve të shqyrtuara, 84% u japin vëmendje adoleshentëve – në përgjithësi në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues. Por vetëm një e treta u drejtohet përdorimit të duhanit dhe alkoolit nga adoleshentët, dhe vetëm një e katërta shëndetin mendor./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button