Izraeli i ofron Tuqrisë ndihmë rreth tragjedisë në minierë

Izraeli i ka ofruar ndihmë Turqisë për t’i kërkuar minatorët të cilët janë bllokuar pas një shpërthimi që ka ngjarë mbrëmë brenda një miniere në Turqinë perëndimore.

“Menjëherë pas katastrofës në Turqi ne e kemi dërguar ofertën tonë që ti ndihmojmë Turqisë”, ka thënë udhëheqësi i Kryqit të Kuq izraelit, Eli Bin.

Turqia pos ndihmës së ofruar ka pranuar edhe nguëllime nga presidenti i Izraelit, Shimon Peres.

“Në kohën e tragjedisë, në duhet të bëjmë të gjithë atë që mundemi për të ndihmuar njëri tjetrin dhe ne i kemi ofruar Turqisë se në këtë kohë mund të ndihmojmë për çfarëdo që të ketë nevojë”, thuhet në letrën e Shimon Peres.

Ndryshe, si rezultat i shpërthimit në minierën në perëndim të Turqisë deri më tani, janë gjetur të vdekur afro 245 persona ndërsa 100 të tjerë, ende konsiderohen të zhdukur.

Miniera është vizituar sot nga kryeministri turk Recpe Tajip Erdogan ndërsa mijëra protestues në qytetin ku ka ndodhur protesta kanë protestuar kundër kryeministrit.

Ata kanë hedhur gurë dhe e kanë shqelmuar veturën e kryeministrit, ndërsa atë e kanë quajtur “hajdut”.

Protestuesit janë shpërndarë teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Turqia i ka shpallur tri ditë zie për shkak të fatkeqësisë.(REL)

Lajme të ngjashme

Back to top button