Zbuloni se cila perëndeshë jeni ju?

Çdo femër në bazë të vetive që ajo mbart ka një perëndeshë përbrenda. Në këto përfundime ka dalë psikoanalisti të njohur Jean Bolen, çdo grua ka brenda vetes një perëndeshë sigurisht në një nivel të caktuar. Zbuloni cila perëndeshë e lashtësisë fle tek ju.

Je grua gjahtare, gjithçka për faj të perëndeshës Artemis
Artemis është perëndesha e gjuetisë dhe hënës. Ajo është personifikimi i femrës së pavarur. Si një virgjëreshë, Artemis ishte imune ndaj dashurisë dhe përfaqëson një grua e cila thotë “unë mund të kujdesem për veten time”. Femrat që i ngjajnë perëndeshës Artemis janë ato që kanë frymëzuar lëvizjet feministe. Në fëmijëri dhe adoleshencë femra Artemis vuan kur prindërit ose nëna nuk e mbështet pavarësinë dhe shkathtësinë e saj. Gruaja Artemis ka një ndjenjë solidariteti me gratë e tjera ashtu si perëndesha e vërtetë që ishte gjithnjë e rrethuar nga shoqet nimfa. Konkurrenca nxit kënaqësinë e saj. Ajo është gruaja që përdor gjithçka për të fituar, të zbatuar dhe realizuar qëllimet.

Atena, perëndesha stratege dhe racionale
Atena ishte perëndesha greke e diturisë dhe veprave artizanale, e njohur nga romakët edhe me emrin Minerva. Aftësitë për punë dhe veprimtari të ndryshme e bëjnë Athina të dallojë nga të tjerat. Në fakt, kjo lloj gruaje personifikon dominimin e intelektit mbi instinktin. Shpirti i tij jeton në qytet. Është e aftë të punojë ngushtë me meshkujt duke i rezistuar tundimit të tyre. Në të njëjtën kohë ajo është e ftohtë dhe e durueshme ndaj ngjarjeve në jetë, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe e pakujdesshme. Racionaliteti është miku i saj më i madh.

Estia në qoftë se ju pëlqen vetmia ekstreme
Estia është perëndeshë e ngrohtësisë. Një grua me karakteristikat e kësaj perëndeshe është e plotë dhe e plotësuar dhe e pastër shpirtërisht. Ndryshe nga dy perëndeshat e tjera, Estia është ajo që rri në shtëpi ose në tempull dhe ruan vatrën e zjarrit. Prandaj shpeshherë ajo sinjifikon dhe gruan që adhuron qetësinë dhe vetminë. Ajo i beson shumë gjithckaje që i thotë zëri i brendshëm, prandaj mbetet e ftohtë nga realiteti.

Ëndërroni gjithnjë martesën? Ju jeni perëndesha Era
Era është perëndesha e martesës për romakët e lashtë, ajo ka më shumë veti të mira dhe të këqija se sa perëndeshat e tjera. Gratë që përfaqësohet nga kjo perëndeshë kanë vetinë të përjetojnë me një forcë të madhe si situatat me gëzim ashtu edhe ato me ankth. Mungesa e një burri për këto lloj grash është shumë e dhimbshme dhe frustuese. Nga ana tjetër ajo është shumë e zonja për të mësuar, lexuar, për të përballuar dhe kaluar vështirësitë. Gratë e këtij tipi mund të përjetojnë marrëdhënie romantike kur nuk janë detyruese dhe e presin litarin kur situata bëhet e nxehtë. Këto nga ana tjetër janë gratë që zemërohen shumë nga tradhtitë e burrave.

Dominoheni nga Demetra perëndesha nënë
Demetra është perëndesha nënë që kujdeset për ushqimin dhe të korrat. Përfaqëson shembullin e një gruaje bujare, e edukuar që merr gjithnjë kënaqësi nga rritja dhe edukimi i të vegjëlve të saj.Demetra është femra që më shumë se çdo tjetër ka një dëshirë për të mbetur shtatzënë. Për shkak të instikteve të saj të forta si nënë, gratë Demetra edhe kur mund të jenë të detyruara të bëjnë një abort, nuk do ta bëjnë.

Vajza Peter Pan? Ti je Persefona
Persefona është perëndesha që fle tek të gjithë ato gra që brenda vetes kanë mbetur pak fëmijë. Është pak si një grua fëmijë që krahasohet edhe me versionin femëror të Peter Pan. Nga pikëpamja seksuale Persefona është pak si Lolita, pak e ndërgjegjshme dhe pak e pandërgjegjshme për sensualitetin e saj. Gratë e tilla shpeshherë nuk kanë pasion dhe nuk përjetojnë orgazma. Në Japoni më shumë se sa në Perëndim një grua ideale është gjithnjë Persefona. Ka gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes femrave Persefona dhe Demeta, pasi justifikojnë marrëdhënien nënë-fëmijë. Në shumë raste këto dy lloj femrash përfshihen në raporte lesbike.

Lajme të ngjashme

Back to top button