Taulanti zyrtarisht i Young Boys-it

Një nga talentet më të mëdhenj shqiptar nga Maqedonia, tani më ish-futbollisti i Rabotniçkit, Taulant Sulejmani sot ka zyrtarizuar kontratën e tij me ekipin zviceran Young Boys. Informacionin i pari e ka bërë publik në rrjetin social Facebook vet futbollisti, i cili mes tjerash ka falënderuar Zotin dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të arritur këtë transferim.

“Faleminderit All-llah, falënderoj edhe menaxherët e mi, Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakic, i falënderoj shumë nga zemra. Sot, e enjte, edhe zyrtarisht nënshkrova për klubin zviceran Young Boys. Edhe një falënderim i madh për trajnerët e mi të parë, Ismet Zeqiri dhe Erkan Jusuf, të cilët më kanë ndihmuar mua në hapat e parë të futbollit. Gjithashtu falënderoj shumë dhe trajerin e Rabotnickit, Igor Angellovski, i cili ka merita të mëdha për këtë transfer. Dhe, në fund falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur deri tani dhe që do t’më përkrahin në të ardhmen”, ka shkruar Sulejmani në postimin e tij në facebook .

Taulanti së bashku me ekipin e tij Rabotniçki kanë fituar titullin kampion shtetëror dhe titullin e Kupës së Maqedonisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button