Ja kush është donator i vetëm për kandidaturën e Iljaz Halimit (FOTO)

Filluan të publikohen raportet finale për atë se sa kanë shpenzuar kandidatët presidencial për fushatën zgjedhore. Deri më tani, te Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit arritën dy raporte finale – njëri nga kandidati i partisë GROM, Zoran Popovski, dhe tjetri nga Iljaz Halimi nga PDSh, shkruan Civil, tansmeton Portalb.

Sipas raporteve, donatori i vetëm për fushatën zgjedhore të Halimit është TV Koha, me 200.000 denarë, gjegjësisht 3.250 euro. Vetëm për reklama dhe propagandë, Halimi ka shpenzuar 5.271 euro, plus tre mijë euro për marrjen e hapësirave dhe pajisjes me qira. Sipas raportit financiar të prezantuar, PDSh është në minus prej rreth pesë mijë euro, para të cilat me siguri do të mbulohen nga buxheti i cili u takon kandidatëve presidencial.

Sipas raportit financiar final të kandidatit të GROM-it, për fushatën e Popovskit kanë dhuruar 37 persona – disa prej tyre kanë dhënë edhe nga një mijë euro për fushatë. Në këtë mënyrë janë mbledhur 13.512 euro. Vetëm për reklamë dhe propagandë, kandidati i GROM-it ka shpenzuar më shumë se 100.000 euro, kështu që, sipas raportit financiar, partia është në minus prej rreth 92.000 euro.

VMRO-DPMNE dhe LSDM ende nuk i kanë dorëzuar raportet financiare finale deri te Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit dhe te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Sipas asaj që mund të shihet nga raportet e dorëzuara, VMRO-DPMNE është në minus prej më shumë se 280.000 euro për zgjedhjet presidenciale, ndërsa LSDM është në plus prej rreth tetë mijë euro. Më së shumti persona kanë dhuruar për fushatën e Ivanovit – madje 1.636.

Ajo që më së shumti bie në sy nga numrat e publikuara deri më tani, është se asnjë person fizik dhe asnjë kompani nuk ka dhënë të holla për partinë në pushtet për zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Të gjitha mjetet, së paku nga ajo që mund të shihet nga raportet ende jozyrtare, është se rreth një milion euro për fushatën e VMRO-DPMNE-së janë mbledhur nga anëtarësia.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button