Nasri nuk ftohet nga Franca, reagon e dashura e tij

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka marrur një vendim shumë të gabuar në përzgjedhjen e lojtarëve për Kampionatin Botëror duke e lënë mesfushorin e Cityt, Samir Nasri jashtë ekipit.

Befasisht në skuadër janë përfshirë dy lojtarët e rinj Raphael Varane dhe Lucas Digne.

Por menjëher pas publikimit të lajmin ka reguar e dashura e Samir Nasrit e cila ka kritikuar trajnerin Didier Deschamps në mënyrë ofenduese për mospërfshirjen e Nasri në kombëtaren e Francës për Kampionatin Botëror.

Modelja, Anara Atanes e ka bërë të qartë pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të përzgjedhësit për ta lënë jashtë skuadre 26-vjeçarin.

Në një postim në Twitter, ajo e ka sharë edhe Francën edhe Deschampsin, të cilin e ofendon./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button