Kurti: Papunësia reale në Kosovë deri në 50%

Albin Kurti tha në studion e “Arena” në televisionin “Ora news” se realisht papunësia në Kosova kap shifrat deri në 50%.

Kurti tha se dy shtyllat kyresore ku do mbështet VV për rritjen e punësimit janë energjia – mineralet dhe bujqësia.

Hila: Zyrtarisht në Kosovë të papunë janë 32.9%. Por në Kosovë nuk bën të flitet me shifra të papunësisë, por me shifra të punësimit. Vëtëm 1 në 4 persona është i punësuar, vetëm 1 në 3  të rinj janë të punësuar dhe vetëm një në 8 gra është e punësuar. Pra duhet të flitet për punësim dhe jo papunësi. Studentët, amvisët ata që aktivisht nuk kërkojnë punë i kanë shpallur ekonomisht jo aktivë. Pra realisht papunësia është edhe më tepër se 40 apo 50 %. Ndërkaq zyrtarisht është 32.9 %. Në tre vitet e fundit punësimi ka rënë. 25% e popullsisë janë të punësuar dhe shumica dërmuese që janë të punësuar nuk janë në profesionin e tyre dhe cdo i treti i ri që është i punësuar është pa kontratë pune.

Hila: Cilat janë dy shtyllat e VV?

Kurti: Në Kosovë ne kemi dy shtylla, është enerjgia, minierat mineralet dhe bujqësia. Por duhet të investojmë edhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme tek kreativiteti i të rinjve tanë, sepse dihet që shqiptarët si individë janë të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button