Angjushev tregoi detaje nga marrëveshja e arritur në Trieste

Duke u sqaruar për marrëveshjen dhe grandin që e fitoi Maqedonia nga Bashkimi Evropian në Samitin e Trestes, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencë për shtyp ka sqaruar edhe për çështjen e tarifës së lirë të rrymës, duke thënë se ajo do të jetë e njëjtë sikurse ka qenë edhe në vitet paraprake, njofton Portalb.mk.

Sa i përket tarifës së lirë Angjushev ka diskutuar me Shoqërinë Evropiane për Energjetikë.

“Tarifa e lirë e rrymës është masë e premtuar në fushatën parazgjedhore e partisë në pushtet dhe njëkohësisht është pjesë e programit qeveritar. Ju e dini se tarifa e lirë e rrymës përgjatë ditës është vetëm të dielën dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Me masën e re ajo do të jetë dy orë për çdo ditë gjatë orëve të ditës. Ajo do të jetë në mënyrën dhe kohëzgjatjen e njëjtë siç ka qenë më herët”, tha Angjushev.

Sa i përket vendimit të Qeverisë për ndryshim të tenderit për gazifikim në Maqedoni Angushev sqaroi se “vërejtëm dhe konstatuam se një kohë të gjatë projekti i paralajmëruar për gazifikim rajonal të Maqedonisë, për çfarë u njoftua se gjoja do të paraqiten shumë ndërmarrje si të interesuar, u pa se do të fitojmë vetëm një ofertë”.

“Për këtë Qeveria do të formojë komision i cili do ta hap atë ofertë për të parë se kush është ofrues. Ju të gjithë do të pajtoheni se oferta e një ndërmarrje nuk mjafton që të fitojmë një ofertues cilësor dhe konkurrues me anë të së cilit do të fitohet çmim cilësor dhe të përshtatshëm për qytetarët e Maqedonisë”, tha Angjushev.

Duke u pytetur se pse Maqedonia nuk fitoi aq para sa edhe u paralajmërua, Angjushev u shpreh duke thënë se paratë e tjera do të sigurohen nëpërmjet financave nga institucionet ndërkombëtare.

“Hekurudha është e gjatë 80 kilometra. Shuma totale për ndërtimin e kësaj hekurudhe do të jetë 152.3 milionë euro. BE-ja ka ndarë 70 milion euro. Shpenzimet tjera do t’i realizojmë nëpërmjet financimit nga institucionet ndërkombëtare”, tha Angjushev.

Sa i përket marrëveshjes për tregti të përbashkët të shteteve të Bashkimit Evropian që u nënshkrua në Samitin e Triestes, Angjushev paralajmëroi se detajet për të do të shpalosen nga kryeministri pasi ai të kthehet nga Italia.

Angjushev tregoi gjithashtu se paratë e marra nga BE-ja nuk duhet të kthehen.

LEXO: BE do të japë 70 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Maqedoni-Bullgari

LEXO: Merkel-Zaev: Gjermania fortë e mbështet Qeverinë e re reformuese

LEXO: Zaev u takua me kryeministren serbe Bërnabiq në Trieste

LEXO: Edi Rama takoi Zoran Zaevin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button