Shkëndija rinovon ambientet e klubit

Rezultatet e javëve të fundit në kampionatin maqedonas kanë shfaqur hapur ambiciet e Shkëndijës për të ardhmen dhe në sinkron me punën që po bëhet për ndërtimin e një skuadre cilësore qëndrojnë dhe ambjentet e reja të klubit tetovar. Kryesia e shoqërisë kuqezi ka përuruar qendrën e re stërvitore të skuadër që është e pozicionuar në stadiumin e vjetër të qytetit të Tetovës.

Rinovimi i ambjenteve ka qenë i plotë duke nisur nga fasada e jashtme e godinës, dhomat e zhveshjes, tualetet, kabinat e dushit dhe sallat e konferencave për shtyp, të cilat të krijojnë përshtypjen e një klubi serioz dhe ambicioz, që imazhin e ka parësor po aq sa dhe rezultatet e fushës.

Ngjyra bazë e ambjenteve sigurisht që janë dhe ato të vetë klubit, kuqezi ndërkohë që investimet pritet të krijojnë më shumë facilitete për zyrtarët e klubit, trajnerin Shpëtim Duro dhe stërvitjen e futbollistëve.

Aktualisht skuadra tetovare gjendet në vendin e pestë në kampionatin maqedonas me 54 pikë dhe takimin e fundit do ta luajë në shtëpi ndaj Pelisterit, të dielën e 18 majit në orën 16, ku në rast të një suksesi, në varësi dhe të rezultateve të kundërshtarëve mund të sigurojë dhe një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. /albeu http://sport.albeu.com/maqedoni/shkendija-e-tetoves-rinovon-ambientet-e-klubit/152707/

Lajme të ngjashme

Back to top button