Jay-Z, vërtet i harroi shuplakat e Solange?

Çifti është shfaqur i buzëqeshur në një ndeshje basketbolli në New York.

Kur doli video me motrën e Beyonce që sulmonte dhunshëm Jay-Z, u duk se çifti i famshëm do tronditej rëndë e ndoshta do të vuante jo pak pasojat. Në imazhet e kapura nga kamerat e sigurisë shfaqej reperi dhe e shoqja, që hynin në një ashensor bashkë me motrën e këngëtares, e cila menjëherë iu vërsul Jay-Z në mënyrë të dhunshme.

Megjithatë duket se ndryshe nga sa pritej, ky episod i bujshëm nuk ka sjellë ndonjë efekt te Jay-Z e Beyonce, ose të paktën kështu kanë bërë ata të duket.

Ata, si për të dhënë përshtypjen se e kanë harruar atë që ndodhi me Solange, janë shfaqur të buzëqeshur në një ndeshje basketbolli në New York, ku luanin Brooklyn Nets me Miami Heat. Jay-Z e Beyonce s’kanë dashur të fshihen, por e shikuan ndeshjen në radhën e parë, duke u përqendruar te mbështetja e ekipit të tyre të zemrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button