Orav me lopatë në Dibër, hap shëtitore

“Maqedonia dhe Shqipëria punojnë shumë që të jenë anëtare të Bashkimit Europian dhe shpresoj që kjo do të ndodhë së shpejti. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë nevojë për në BE. Jemi këtu që t’ju mbështesim, por ju duhet të bëni atë që duhet. Edhe pse selinë e kemi në Shkup, ne vizitojmë edhe vendet e tjera sepse jemi të vetëdijshëm se njerëzit e dinë çka do të thotë të jesh pjesë e BE”, theksoi euro ambasadori , Aivo Orav , gjatë takimit të tij në Dibër me kryetarin e komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. 

“Prania juaj  dëshmon dhe tregon se Bashkimi Europian është i interesuar për Republikën e Maqedonisë dhe për Republikën e Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë. Ne duam që sa më shpejtë të jemi anëtare e NATO-s dhe BE, të kemi punë dhe siguri” theksoi kryetari Lata.

Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe ambasadori  nga  Italia, Greqia, Hollanda, Sllovenia, Sllovakia  dhe  Hungaria dhe përfaqësues tjerë diplomatik ku kryetari Lata    i informoi për resurset natyrore me të cilat disponon komuna e Dibrës, kushtet e volitshme për investim meqë vite me radhë ky rajon është vend i qetësisë dhe nuk ka të regjistruara incidente apo edhe vepra të tjera kriminele.

Euro ambasadori Orav dhe kryetari Lata shënuan fillimin e realizimit të projektit për ndërtim të pistës së shëtitores, projekt i përbashkët mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

Shëtitorja nisën nga fshati Kosovrast i Epërm , kalon nëpër vendin e quajtur Tatar Elevcë, më pas në fshatin Banjisht  deri në kalimin ndërkufitar Bllatë. Kjo rrugë e gjatë kalon nëpër malin Deshat dhe në të dyja anët e kufirit në gjatësi prej 35 kilometra, dhe mbi 10 kilometra në anën kufitare maqedonase dhe asaj shqiptare.

Projekti ka një vlerë prej 132 mijë euro, prej tyre 112 mijë janë nga Bashkimi Europian , përderisa të tjera janë mjete nga Ministria për transport dhe lidhje e Republikës së Maqedonisë. Kohë më parë BE ndërtoi edhe sallë sportive në Dibër në vlerë prej 600 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button