Shkup, ndërroi jetë një grua nga moti i nxehtë
Një grua 47 vjeçare, në një rrugë në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit, në afërsi të Ministrisë së Kulturës, dje ka ndërruar jetë si pasojë e kohës së nxehtë dhe temperaturave të larta. Nga Ndihma e Shpejtë e Shkupit informojnë se gruaja bashkë me kolegen e saj, nga hapësira e klimatizuar ka dalë që të thirr taksi, dhe duke pritur papritmas i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë në vend ngjarje, njofton Portalb.mk.
Mjekët thonë se sipas të gjitha gjasave arsye për vdekjen e gruas ka qenë ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës. Sipas familjarëve, deri më atëherë, gruaja e ndjerë nuk ka pasur probleme shëndetësore.