Pini kafe dhe jetoni më gjatë!

Të gjithë adhuruesit e kafesë të bëjnë gati kafetierat! Sipas një studimi të gjatë 16-vjeçar të realizuar në dhjetë shtete evropiane është arritur përfundimi se të pini tre kafe në ditë ju zgjat jetën më tepër se ata që nuk e konsumojnë mjaftueshëm këtë pije. Pa dallim nga mënyra se si ju pëlqen ta konsumoni atë: turke, ekspres, moka, pa kafeinë apo amerikane, shkruan Bordo.al.

Ky studim është realizuar nga ekspertë dhe shkencëtarë të ‘Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimit mbi Kancerin’ dhe kolegjit ‘Imperial’ në Londër, të cilët kanë provuar se ekziston një rrezik më i ulët ndaj vdekjes, veçanërisht edhe ndaj sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe tretjes tek njerëzit që pinë kafe rregullisht. Sipas studiuesve, arsyeja kryesore lidhet me efektin që ka kjo pije në mbrojtjen e organit të mëlçisë dhe praninë e molekulave antioksidante të cilat i sjellin benefite organizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button