Gylen: Nuk kam ndërmend të ikë në Kanada për të shmangur esktradimin e mundshëm

Imami Fetullah Gylen deklaroi se nuk ka ndërmend të ikë nga SHBA-ja dhe dakordohet për ekstradim nëse Uashingtoni pranon një kërkesë të tillë nga Ankaraja.

Gylen (79) i hodhi poshtë pohimet e Qeverisë turke prej  muajit shkurt se ai po përgatitet të ikë në Kanada për të shmangur ekstradimin.

“Ato informata nuk janë të sakta”, deklaroi ai. “Nëse SHBA-ja dëshiron të më ekstradojë, unë do të nisem për në Turqi”, shtoi Gylen.

Ai e dënoi konsolidimin e pushtetit të Rexhep Taip Erdoganit dhe konfiskimin e mediumeve, duke e quajtur presidentin turk – diktator.

Ai u bëri thirrje qeverisë së SHBA-së dhe shteteve evropiane të bëjnë më tepër për kthimin e lirive politike në Turqi.

“Nëse Erdogan dëgjon zë të fuqishëm nga SHBA-ja dhe BE-ja, PE-ja, Brukseli, me të cilin thuhet ‘Atë që po bëni është e gabuar…sistemi gjyqësor nuk punon. Atëherë ndoshta ai do t’i ndryshojë qëndrimet”, thotë Gylen.

Lidhur me tentimin për grusht shtet në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, ai thekson se asnjëherë nuk ka mbështetur “grusht shtet apo rrëzim të pushtetit”. Ankaraja pohon se Gylen e ka organizuar tentimin për grusht shtet përmes rrjetit për mbështetje në strukturat shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button