Mot me vranësira, pasdite shi i rrëmbyeshëm

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite dhe nga fundi i ditës jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonën jostabile edhe erë e përforcuar jugperëndimore.

Temperatura do të lëviz prej 17 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 25 gradë Celsius.

Prej nesër pasdite do të ketë ndryshim të konsiderueshme të motit me kushte jostabile, reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe rënie të temperaturave. Reshje më të mëdha do të ketë të mërkurën ku vende vende do të bien mbi 30 litra shi në një metër katror dhe do të fryjë erë e përforcuar.

Pastaj deri të shtunën do të mbizotëroj mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Lajme të ngjashme

Back to top button