Panair i parë i artit bashkëkohor në Shkup

Asociacioni qytetarë për promovimin dhe ndihmë të kulturës Kontineo 2020 nga Shkupi, në bashkëpunim me organizatën partnere YLDA (Young People for Local Development Association) nga Torino, Itali më 13 deri 15 qershor 2014 do të organizojnë Panairin e parë për art bashkëkohor në qendrën për kulturë në Shkup të titulluar Paratisima.

Gjithashtu nga organizatat njoftojnë se nga 9 maji deri më 1 qershor është bërë thirrja publike për paraqitje dhe pjesëmarrje në Paratisima. 

Artistët e interesuar mund ta gjejnë thirjen në ueb faqen (http://paratissima.it) dhe profilin e Paratisima në Facebook.

Paratisima Shkup është realizuar me ndihmë institucionale nga Qyteti i Torontos, Oda ekonomike e Torinos, si dhe Qendra kulturore për të rij dhe Qyteti I Shkupit. 

Për më shumë informata drejtohuni në sajtin: (http://paratissima.it)

Lajme të ngjashme

Back to top button