Prej nesër shi i rrëmbyeshëm dhe rënie të temperaturave

Mot me vranësira dhe shi i rrëmbyeshëm si dhe rënie të temperaturave pritet nga dita e nesërme e deri të shtunën në Maqedoni. 

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se nga dita e sotme pasdite në pjesët veriore dhe verilindore do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullimave. 

Reshje më të mëdha të shiut do të ketë të mërkurën ku në disa vende pritet të bien diku 30 litra ujë ën metër katror dhe do të fryjë erë e fortë. Ditëve të tjera deri të shtunën moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button