Më 20 gusht referendum në Vallandovë

Komuna e Vallandovës më 20 gusht të 2017-s do të zhvillojë referendum në të cilin banorët do të shprehen “për” apo “kundër” vazhdimit apo ndërprerjes së punës së kompleksit të minierave “Kazandoll” si dhe për hapjen e minierave metalurgjike të reja, njofton Portalb.mk.

Pas pritjeve dhe përpjekjeve të mëdha të iniciativës “Shpëtim për Vallandovë” vendimin për mbajtjen e referendumit e solli Këshilli Komunal në Vallandovë në mbledhjen e sotme urgjente.

Përndryshe ky është vendimi i dytë për referendum në Vallandovë. Vendimi i parë që u soll me kërkesë të kryetarit të Komunës së Vallandovës ishte që të mos zhvillohet referendumi.

Para vallandovasve, “kundër” hapjes së xeheroreve u shprehën banorët e Gjevgjelisë dhe Bogdancit.

LEXO: Investitorët promovojnë, ndërsa Komuna e Vallandovës pengon referendumin kundër xeherores

LEXO: Vallandovasit mblodhën nënshkrimet për referendum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button