Seanca e Ivanovit, BDI bojkoton, Thaci me grupin përkrah atë

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të rizgjedhur Gjorge Ivanov u zhvillua sot në sallën gjysmëbosh të Parlamentit. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të PDSH-së. 

Në mesin e deputetëve nga radhët e PDSH-së ka qenë edhe kreu i partisë, Menduh Thaçi. 

BDI po bojkoton ceremoninë dhe fjalimin e presidentit, zgjedhjen e të cilit kjo parti e quan legale por jo dhe legjitime për shqiptarët. Ceremonia përveç nga BDI është bojkotuar edhe nga LSDM dhe RDK. 

Gjorge Ivanov i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sërish është zgjedhur në zgjedhjet që u mbajtën më 13 përkatësisht 27 prill. Ai fitoi 534.910 vota, derisa kundër-kandidati i tij nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski 398.077 vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button