Zemri Qamili: Punojmë në zbardhjen e rastit të familjes së Radishanit

Pas sulmit të serishëm ndaj familjes Zeqiri në Radishan, Portalb kontaktoi edhe zv/ministrin për punë të brendshme, Zemri Qamilin duke kërkuar nga ai të shprehet publikisht a do të garanojë policia sigurinë për këtë familje e cila nuk mund të jetojë nga sulmet e huliganëve.

Portalb: Cfarë po bën policia për ta zbardhur rastin e familjes nga Radishani?

Qamili: Unë nuk isha në vendin e ngjarjes po ishte ndihmës kryeshefi i Shkupit dhe tani jemi duke i kompletuar të gjitha të dhënat çfarë kemi marrë nga inspektimi në vendin e ngjarjes dhe do të dalim me një raport më të gjërë.

Portalb:Pse deri më tani sa herë që është sulmuar kjo familje, policia nuk i ka kapur dorasit edhe pse rasti është paraqitur në polici?

Qamili: Rasti parafundit u pastrua, u kapën huliganët përgjegjës. Rastet e tjera tani jemi duke i shqyrtuar. 

Portalb: Kjo familje është vazhdimisht në rrezik, pse nuk dërgoni mbrojtje policore për të, si që keni bërë me Car Dushanin?

Qamili: Ne biseduam para disa ditëve edhe me familjen Zeqiri. Nesër në ora 10 kemi caktuar takim mes policisë, kryetarit të komunës dhe kryefamiljarët e kësaj familje dhe do të shohim bashkërisht  se çfarë mund të bëjmë për ta zgjidhur këtë problem. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button