Është shtyrë gjykimi për “Magjar Telekom”

12:00 -Për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit kryesor në rastin “Magjar Telekom”, debati kryesor i sotëm është shtyrë dhe ri caktuar për 17 tetor, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme nuk u paraqit përfaqësuesi i “Kameni Most Komunikacii”.

Avokati i mbrojtjes, Nenad Janaqieviq, tha se ka vërejtje për ekspertizat e bëra, por se do ta respektojnë procedurën gjyqësore dhe do të paraqiten në seanca.

Në seancë mori pjesë edhe konsulli i Hungarisë në Maqedoni, Tallpash Zolltan.

—————————————————————————————————

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar debati kryesor për rastin “Magjar Telekom”. Për seancën e sotme janë ftuar edhe dëshmitarë, njofton Portalb.mk.

Ish personat udhëheqës të akuzuar nga “Magjar Telekomi” Atilla Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët mbajtën pozicione kyçe në Telekomin e Maqedonisë, gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e rendit. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Seanca e parë për këtë rast u mbajt në vitin 2011 dhe deri në fund të vitit 2014 u caktuan gjithsej 8-të seanca të cilat janë shtyrë sepse të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button