Borisov: Është në interes të Bullgarisë, që Maqedonia të jetë stabile

Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia të jetë stabile, e pavarur me perspektivë të qartë euroatlantike, thotë kryeministri bullgar Bojko Borisov, në përgjigje me letër ndaj udhëheqësit të opozitës bullgare, Kornelija Ninova, në lidhje me marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, shkruan Koha.mk, njofton Portalb.mk.

“Me iniciativën tonë, vazhdimi i bisedimeve për propozim-marrëveshjen, si dhe vetë propozim-marrëveshja ishte prezantuar dhe e shpjeguar detajisht në seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Popullor më 5 korrik, për shkak të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes”, thotë Borisov.

Ai shtoi se bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes kanë qenë intensive prej vitit 2008 dhe deri në këtë moment janë realizuar 11 rrethe të bisedimeve në nivel ekspertësh, ndërsa disa herë marrëveshja është rishikuar edhe në nivel të ministrave për punë të jashtme. Ai tha se qëllimi i marrëveshjes është që dy vendet t’i përparojnë marrëdhëniet dhe të vërtetohet angazhimi i tyre politik në një dokument ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button