Edhe karateistët e Shkumbini të suksesshëm

Klubi i karatesë Shkumbini gjatë fundjavës që e lamë, me 9 garues mori pjesë në kampionatin shtetëror në Kavadar, ku arritën rezultat shumë të mirë, nga të cilët pesë karateistë arritën të jenë finalist. 

Vigan Xhabiri arriti për të tretën herë me radhë të shpallet kampion shtetëror. Nënkampion u shpallën Zerina Jusufi, Altin Abdurrahmani, Betim Xhemail dhe Drilon Bakia. Me vende të treta u kurorëzuan Ibrahim Alija dhe Arlind Mustafa. Për fat të keq kësaj radhe pa plasman mbetën 
Ensar Osmani dhe Amir Rexhepi, të cilët arritën të tregojnë luftëra  shumë të mira.

“Kampionati shtetëror ishte shumë i rëndësishëm për ne, pasi të gjithë medalistët do të jenë edhe reprezentues shtetëror në Kampionatin Ballkanik, që do të mbahet në Stamboll të Turqisë”, deklaroi trajneri i KK Shkumbinit, Ylber Rexhepi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button